Kosova

Nesër në Gjilan mbahet Konferenca e Donatorëve

Nën organizimin e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe në partneritet me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, nesër në Gjilan organizohet Konferenca e Donatorëve mbi zhvillimin socio-ekonomik për rajonin e lindjes, në të cilën marrin pjesë 11 komuna.

Many eurosKjo konferencë mbështetet nga zyra e BE-së në Kosovës në kuadër të projektit “Mbështetje Rrjetëzimit për Zhvillim Rajonal në Kosovë” dhe ofron mundësi për prezantimin e projekteve prioritare socio-ekonomike rajonale dhe komunale para Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit te donatorëve.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, tha se rajoni lindje ka nevojë për përkrahje të fuqishme në mënyrë që edhe më tej të ngrit standardin e jetesës së rreth 350 mijë banorëve të saj si dhe të avancojë zhvillimin ekonomik rajonal.

Januzi ka thënë se projektet që Komuna konkurron në këtë konferencë është ndërtimi i impiantit për trajtimit të ujërave të zeza në vlerë prej 14.7 milionë euro, ndërrimi gypave të ujësjellësit nga materiali i asbestit në vlerë prej 5 milionë euro, ndërtimi i parkut industrial në Livoç të Epërm afro 2 milionë euro dhe ndërtimi i objektit për administratën komunale në vlerë prej 2.5 milionë euro, si dhe në projekte të tjera rajonale në vlerë prej 13 milionë euro.

Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorë të Francës, Austrisë, Turqisë, Republikës Çeke, pastaj përfaqësues të organizatave “ADA”, “GIZ”, “SDC”, “HELVETAS”, “CDF USAID”, “SIDA”, UNDP etj.

Konferenca e Donatorëve nis në ora 9:00 dhe përfundon në ora 13:00 me një konferencë të përbashkët për media.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button