Ekonomia

Nga 2015, ndërmarrjet industriale që lidhen me sistemin 35 kV, energji në një treg të liberalizuar

iran-energji2Duke nisur nga viti 2015 krijohet mundësia që një pjesë të ndërmarrjeve industriale, të lidhura në sistemin 35 kilovolt të dalë nga tregu i rregulluar i energjisë.
Ministria e Energjisë parashikon që përmes një ligji të ri për energjinë të vijojë me këtë proces, me synim, që deri në vitin 2018 të realizohet synimi që tregu të jetë 40% i liberalizuar. Kjo  do te sjelle konsum energjie me baza tregu, mundësi për prodhuesit privatë dhe tregtarët e energjisë. Parashikohet lehtësimi i procedurave autorizuese për burimet e reja të prodhuesve të energjisë, sidomos me kapacitet deri në 1 Mw, ndërsa mundësohet hapja e tregut, ku konsumatorët do të zgjedhin lirisht furnizuesin e tyre.
Ky p/ligj hedh themelet e modelit të ri të tregut të energjisë, sipas të cilit, furnizuesi publik del nga KESH-i, ndërsa sektori i Shpërndarjes do të vazhdojë në vitet në vijim, të importojë një pjesë të energjisë për shkak të humbjeve teknike dhe humbjeve të tjera.
MEI parashikon që humbjet si objektiv deri në vitin 2019 të arrijnë deri në 17%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button