☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,847 ▲0.44%
DOW 47,942 ▲0.05%
NASDAQ 23,058 ▲0.68%
NAFTA 99.28 ▲2.81%
ARI 4,769 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,434 ▲ +2.05% ETH $2,234 ▲ +1.81% XRP $1.3428 ▲ +0.97% SOL $83.6000 ▲ +2.06%
S&P 500 6,847 ▲0.44 % DOW 47,942 ▲0.05 % NASDAQ 23,058 ▲0.68 % NAFTA 99.28 ▲2.81 % ARI 4,769 ▼0.38 % S&P 500 6,847 ▲0.44 % DOW 47,942 ▲0.05 % NASDAQ 23,058 ▲0.68 % NAFTA 99.28 ▲2.81 % ARI 4,769 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Nga Franca në Tiranë, koncert i violinistit franko-shqiptar Hasan Bakalli dhe pianistes Geisu Basha

Me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, u çel të enjten në mbrëmje në Universitetin e Arteve Tiranë, koncerti i violinistit franko-shqiptar Hasan Bakalli dhe pianistes Geisu Basha. Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, i pranishëm në këtë koncert shprehu vlerësim të veçantë për violinistin shqiptar Bakalli, telentin dhe mjeshtërinë e të cilit, siç tha Fitoussi, ka nderin ta ketë pjesë sot orkestra franceze.

Violinisti Bakalli, pjestar aktiv i orkestres “Viktor Hygo Franche Comte” në Francë, performoi bashkë me pianisten Geisu Basha, repertorë të dy kompozitorëve bashkëkohorë franzec, të cilën nuk janë prezantuar asnjëherë në Shqipëri.

Muzika klasike dhe baladë e interpretuar me mjeshtri nga artisti Bakalli, u duartrokit gjatë nga të pranishmit, familjarë, artëdashës dhe të ftuar të tjerë që kishin mbushur sallën e Universitet të Arteve në Tiranë.

Bakalli ka studjuar në Liceun Artistik “J.Misja” me Prof. G.Bogdo dhe me pas ne Institutin e Lartë te Arteve nën drejtimin e Prof. Ibrahim Madhi. Në vitin 1991, Hasan Bakalli ka qënë Profesor violine në Institutin e Muzikes “Il Coretto”, koncertmaestër i orkestrës “Sonora Corda”, anëtar i orkestrës “Petruzelli” të Barit. Ai ështeëlaureat i recilateve të shumta me pianistin italian A.Cirillo në Bari, Foggia, Romë, Modena.  Në vitin 1993 ai shpërngulet përfundimisht në Besançon – Francë ku është Profesor në shkollën e muzikes në Vesoul për disiplinat violinë, violë.  Ai është pjesë e orkestres Viktor Hygo Franche Comte që nga viti 1994.

Repertori i tij si solist dhe dirigjent ka lënë gjurmë në Paris, Avignon, Besançon, Dole, Vesely, Pragë, Salzburg, Oberney, Guerlingen, Gorizia. Ai ka realizuar një CD duet  me Beng Bakallin me pjesë të Bela Bartok dhe Opera Rock Epitaph, që janë mirëpritur nga publiku i gjerë dhe kanë lënë gjurmë në kolazhin e artistëve të spikatuar të skenës koncertore.

Në gjurmë të suksesit artistik  vjen edhe  pianistja Geisu (Basha) Bakalli. E diplomuar për Dirizhim  Sinfonik me maksimumin e vleresimit në Akademinë e Arteve. Geisu ka përfunduar me rezultate ekselente studimet e shkolles se mesme në pianoforte në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tirane, nën drejtimin e Prof. Anita Tartari, pianiste me reputacion ndërkombëtar dhe mbajtese e çmimit të parë  Chopin në Akademinë Polake. Gjate viteve 78 -83 ndërsa studion në Akademi, merr pjesë në organizimin e korit dhe orkestrës. Ajo organizon dhe drejton si Dirigjente një koncert me solistët e Teatrit dhe Operas dhe atë të Radio Televizionit Shqiptar, më pas drejton si Dirigjente, korin dhe orkestren e Festivalit të Këngës për Fëmije. Pas viteve 90, ajo mban postin e drejtores së Përgjithshme të Qëndrës Kulturore në Tiranë (Pallati i Kulturës), emerohet zvendes presidente e Shoqatës kulturore “Hapsire” dhe Drejtore Artistike e fondacionit “Scanderbeg” në nivel ndërkombetar. Profesionalizmi e saj njihet edhe jashtë kufijve duke marrë pjesë në koncerte të mbajtura në Amerike, France, Angli, Izrael, Slloveni, Itali. Në 2008, transferohet në Itali ku dhe vazhdon aktualisht të japë leksione pianoforte në Accademia della Musica në Bari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.