☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.87 ▲0.81%
ARI 4,457 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,843 ▼ -0.2% ETH $1,890 ▲ +0.88% XRP $1.0220 ▲ +1.02% SOL $76.2800 ▲ +0.61%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.87 ▲0.81 % ARI 4,457 ▲0.35 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.87 ▲0.81 % ARI 4,457 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kronika

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja ishte i ftuar këtë të martë në studion e QUO VADIS.

Ai u ndal tek garancitë që u ofrohen bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre, duke iu referuar Konventës së Palermos.

Kalaja u shpreh se Konventa e Palermos përcakton standarde të qarta që shtetet ratifikuese duhet t’i përfshijnë në legjislacionin e tyre.

Kalaja shtoi se Shqipëria e ka miratuar për herë të parë ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve në vitin 2004, duke e konsideruar atë si bazën ligjore për garantimin e sigurisë së bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe familjarëve të tyre.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Garancitë që i ofrohen një bashkëpunëtori të drejtësisë, si garantohet jeta e tij gjatë marrjes së dëshmisë, por edhe më pas?

Kalaja: Në fakt kjo çështje rregullohet parësisht dhe që në Konventën e Palermos kundra krimit të organizuar transnacional. Aty ka standarte që shtetet ratifikuese do duhet t’i përkthejnë në ligje. Pasi parashikohet që për bashkëpunëtorët e drejtësisë teknikat e hetimit, teknikat e marrjes në pyetje, teknikat e individualizimit si subjekt, teknikat se si jepet dëshmia, mënyrën se si shteti do duhet të angazhohet për t’i mbrojtur personalisht ato, mënyrën se si ato do duhet të t’i ekzekutohet masa e sigurimit në arrest në burg, mënyrën se si këtyre subjekteve do duhet t’i ekzekutohet dënimi apo imuniteti administrativ apo mbrojtja e posaçme që duhet dhënë familjes apo pronës, do duhet të jetë në një lloj vëmendje krejt të madhe të shtetit dhe parësore. Në fakt, ne këtë detyrim konventor nga Konventa e Palermos e kemi miratuar për herë të parë në vitin 2004. Është ligji i parë për mbrojtjen e dëshmitarëve, sepse nuk mbrohen vetëm bashkëpunëtorët e drejtësisë, por mbrohen dhe dëshmitarët që mund të jenë të intimiduar apo dëshmitarët që janë vulnerabël, dëshmitarët e zakonshëm, atyre u merret në mbrojtje e para jeta, shëndeti, familja edhe prona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.