Ngacmon seksualisht fëmijët e tij të mitur, arrestohet 32-vjeçari
Një 32-vjeçar nga Tirna është vënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tij të mitur. Ngjarja e rëndë është shënuar në banesën e Denis SH.
Sipas burimeve zyrtare, Denisi, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, ka ngacmuar seksualisht A. SH, 7 vjeç dhe U. SH, 6 vjeç, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj ish bashkëshortes së tij, R. M., 29 vjeç. Ndaj nënës dhe dy fëmijëve të saj është lëshuar urdhër mbrojtje i menjëhershëm.
Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza e veprave të turpshme, dhe dhunë në familje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.