🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,833 ▼ -0.27% ETH $2,050 ▼ -0.48% XRP $1.3157 ▲ +0.84% SOL $80.1100 ▲ +1.52%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

“Ngatërrestari” Trump sulmohet ashpër nga demokratët

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders akuzuan Donald Trumpin se po nxit dhunë me fushatën e  tij elektorale. Ish-Sekretarja e Shtetit e quajti Trumpin një fanatik dhe e akuzoi se ai ka kryer zjarrvënie politike, ndërsa gurvantori i Vermontit e etiketoi miliarderin njujorkez si një gjënjeshtar patologjik.

“Është e qartë se Donald Trumpi po zhvillon një fushatë shumë cinike dhe fut në konflikt grupe të ndryshme amerikanësh. Ai po trafikon dhe frikën dhe urrejtjen. Ai nxit dhunën me komentet e tij”, deklaroi Clinton. Komentet e saj pasuan ato të rivalit demokrat Bernie Sanders, i cili gjithashtu nuk i kurseu sulmet ndaj biznesmenit që po trazon politikën në SHBA.

“Hezitoj që ta them këtë sepse nuk më pëlqen të ofendoj figura publike, por Donald Trump është gjënjeshtar patologjik. Për më tepër nxit dhunë duke ofruar shpenzimet ligjore për dikë nga mbështetësit e tij që grushtoi një protestues”, deklaroi Sanders, duke shtuar se Trumpi duhet të ulë tonet e tij dhe të bëjë të qartë se dhuna nuk është e pranueshme në procesin politik amerikan.

Por është pikërisht toni i lartë dhe retorika plotësisht e ndryshme nga norma që i kanë dhënë Trumpit një mbështetje të madhe popullore, duke e vendosur në krye të garës republikane. Analistët sugjerojnë se ndërsa Trumpi i afrohet gjithnjë e më shumë kandidaturës presidenciale, sulmet ndaj tij do të shtohen jo vetëm nga rivalët brenda partisë, por edhe ata nga krahu tjetër politik. Në fund të fundit, kandidimi i Trumpit për presidencën dhe fitorja e tij e mundshme e postit në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një goditje shumë e rëndë për politikën amerikane që do të merrte një leksion nga dikush që vetëm eksperiencë politike nuk ka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.