🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,598 ▲0.64%
DOW 46,459 ▲0.73%
NASDAQ 21,944 ▲0.84%
NAFTA 90.10 ▼2.44%
ARI 4,552 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +2.1% ETH $2,165 ▲ +2.21% XRP $1.4153 ▲ +1.85% SOL $91.8000 ▲ +3.04%
S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,459 ▲0.73 % NASDAQ 21,944 ▲0.84 % NAFTA 90.10 ▼2.44 % ARI 4,552 ▲3.41 % S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,459 ▲0.73 % NASDAQ 21,944 ▲0.84 % NAFTA 90.10 ▼2.44 % ARI 4,552 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ngërçi në KQZ-në e Kosovës/ Osmani bllokon dekretimin e anëtarëve: Ka më shumë emra se sa lejon Kushtetuta!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bllokuar dekretimin e një pjese të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke çuar çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Shkaku? Partitë politike kanë dërguar më shumë emra sesa lejon Kushtetuta.

Sipas Osmanit, situata është bërë e paqartë pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar tre kandidatë, ndërkohë që i takojnë vetëm dy vende, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar dy emra, por është emëruar vetëm një.

“Për shkak se janë kërkuar tre nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa lejohen vetëm dy, dhe janë kërkuar dy nga PDK dhe është emëruar vetëm një. Për shkak se ka më shumë propozime sesa i lejon Kushtetuta. Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese dhe kam kërkuar të sqarohet tani. Ky rast është ngritur mbi një bazë tjetër ligjore dhe jo mbi të njëjtën që është ngritur në rastet e mëparshme, qoftë nga presidenti Thaçi apo nga ana ime. Kjo çështje ka qenë e paqartë përgjatë viteve për secilin president dhe në momentin që sqarohet do të vijohet tutje”,tha Osmani

Ajo sqaroi se këtë herë rasti është ngritur mbi bazën e nenit 113 të Kushtetutës, ndryshe nga rastet e mëparshme, dhe pret një vendim përfundimtar që t’i hapë rrugë zgjidhjes.

Deklaratat u bënë pas një aktiviteti në Prishtinë, ndërsa Kosovapress bën me dije se në lojë janë disa emra konkretë: Alban Krasniqi, Violeta Emini dhe Njazi Isaku nga LVV; Ilir Gashi dhe Rashit Qalaj nga PDK; Sami Hamiti nga LDK dhe Muharrem Nitaj nga AAK.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 11 anëtarë. Sipas Kushtetutës, gjashtë prej tyre emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe emërime shtesë.

The post Ngërçi në KQZ-në e Kosovës/ Osmani bllokon dekretimin e anëtarëve: Ka më shumë emra se sa lejon Kushtetuta! appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.