Nikolla-Bajrami: Shqipëria e Kosova edhe me “Ditët e hapura” të arsimit
Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe ministri kosovar i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, sot në Prishtinë theksuan se do të vijohet në rrugën e unifikimit të tërë sistemit arsimor të standardeve e drejt integrimeve evropiane, dhe u dakorduan edhe që të fillohet edhe me “Ditët e hapura”, në Tiranë e në Prishtinë, ku do të jenë së bashku nxënësit, prindërit dhe mësuesit nga Shqipëria dhe Kosova.
“‘Ditët e hapura’” do jenë festa e rinisë shqiptare, e shkollës shqiptare, që do kaplojë të gjithë sheshet e qyteteve të Shqipërisë e Kosovës, do fillojmë me Tiranën e Prishtinën”, theksoi ministrja Nikolla.
“Falënderoj për ftesën, mikpritjen, po aq edhe për gjithë energjinë pozitive që kemi zhvilluar, që në takimin e parë, që do të thotë një intensitet i ri i bashkëpunimit midis dy institucioneve, dy qeverive, në një sektor tejet të rëndësishëm”, tha ministrja Nikolla, duke përkujtuar edhe takimin në Tiranë, para të sotmit në Prishtinë.
“Jemi një komb që kemi një vlerë të posacme, një moshë të madhe të rinisë, një moshë rinore që na identifikon, që do të thotë që vendet tona të punës janë po aq të mëdha për të mundësuar një arsimim dhe një edukim cilësor të kësaj rinie”, tha Ministrjen e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla .
“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Në mënyrë të vecantë jemi dakorduar për bashkëpunimin e ngushtë në sferën e arsimit të lartë”, tha minsitri kosovar, Arsim Bajrami. Të dy ministrat flolën në një konferencë për shtyp pas takimit në Prishtinë, ndërsa pritet edhe njofimi për shtyp nga takimi.