☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,780 ▼ -0.1% ETH $2,156 ▲ +0.15% XRP $1.4470 ▼ -0.58% SOL $90.5400 ▲ +1.19%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Nimetz-Dimitrov: Ka dallime, por edhe optimizëm për zgjidhjen e çështjes së emrit

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pas takimit të mbajtur në Shkup, deklaruan se te Maqedonia dhe Greqia ka një optimizëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin, por ka edhe dallime.

Në konferencën e përbashkët për media, Nimetz theksoi se tani është koha për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes dy vendeve fqinje, pasi lidershipi i të dyja vendeve ka seriozitet dhe vullnet të mirë për të arritur një marrëveshje.

“Në përgjithësi proceset janë duke ecur përpara. Ka një vullnet të mirë nga të dyja anët për të arritur një zgjidhje për këtë problem të ngecur për kohë të gjatë. Unë nuk dua ta nënvlerësoj çështjen, ka qëndrime të ndryshme, por tani është momenti i duhur për t’u zgjidhur dhe unë mendoj se duhet ta shohim atë. Unë besoj thellë se është koha e duhur të tejkalojmë këtë çështje, ta zgjidhim përfundimisht atë dhe të ecim përpara në rajon me dy vendet në miqësi dhe bashkëpunim”, deklaroi Nimetz.

Sipas tij, qeveria maqedonase është plotësisht e kualifikuar dhe kompetente për të ruajtur identitetin e popullit të saj.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, tha se çështja e emrit është jashtëzakonisht e ndjeshme për qytetarët e Maqedonisë, sepse sipas tij, disa jo vetëm që e ndjekin me kujdes të madh, por edhe me shqetësim të madh.

Shefi i diplomacisë maqedonase theksoi se ata si qeveri plotësisht e kuptojnë këtë dhe se duan që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën që edhe në Maqedoni, por edhe në Greqi, të konsiderohet në mënyrë dinjitoze.

“Për të pasur një zgjidhje, shumë është i rëndësishëm procesi në të cilin na ndihmon ndërmjetësuesi Nimetz. Është shumë me rëndësi për të vepruar me kujdes në publik, megjithatë, sa më shumë bisedojmë për vija të kuqe në publik, aq më pak ka hapësirë për bisedime dhe reduktohet mundësia për të gjetur zgjidhje, që do të jetë e pranueshme për qytetarët në të dyja anët. Ne kemi një vullnet nga ana jonë dhe shpresojmë që pala tjetër të ketë njëjtë vullnet për të gjetur një rrugë”, deklaroi Dimitrov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.