Parlamentare

Nis diskutimi i pr/buxhetit 2015

Gjate-seances-plenare-ne-kuvend-525x350Kuvendi nisi të hënën punimet e seancës plenare ku maxhoranca pritet të diskutojë dhe të miratojë në parim projektbuxhetin e shtetit 2015 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë.
Opozita nuk do të jetë e pranishme në parlament, për shkak të bojkotit të nisur disa muaj më parë, ndërsa jashtë Kuvendit ajo ka analizuar ligjin më të rëndësishëm financiar të vendit, duke adresuar kritika ndaj tij.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, duke i paraprirë diskutimit të sotëm të buxhetit të ri u shpreh ‘krenar për arritjet e vitit të parë të qeverisjes dhe ambiciozë për vitin e ardhshëm”.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të ardhurat totale të arrijnë 27.8 % të prodhimit kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekë krahasuar me vitin aktual.
Sipas ministrisë së Financave vetëm në dy vite të qeverisjes së majtë shtesa në të ardhura është realizuar në masën 87.3 miliardë lekë, krahasuar me 75.6 miliardë lekë në 6 vite qeverisje të Partisë Demokratike. Ky rezultat i lartë i të ardhurave, sipas qeverisë, vjen nga lufta kundër evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave.
Në kundërshtimin e projektbuxhetit opozita e djathtë pretendon se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet për shëndetësi falas apo ulje taksash, ndërkohë që po rritet varfëria në vend. Sipas PD-së, pr/buxheti jo vetëm nuk jep shpresë për rritje ekonomike, siç pretendon qeveria, por i kërcënon qytetarët me rënie ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button