☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 108.81 ▼3.67%
ARI 4,773 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▲ +0.92% ETH $2,155 ▲ +0.77% XRP $1.3375 ▲ +0.22% SOL $83.0700 ▲ +1.98%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nis konsultimi për reformën ligjore dhe institucionale të AKKP-së

Zhvillon punimet tryeza e rrumbullakët “Reforma ligjore dhe institucionale e AKKP-së”

Zhvillon punimet tryeza e rrumbullakët "Reforma ligjore dhe institucionale e AKKP-së". foto F.Abazaj

Qeveria shqiptare synon t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri. Për këtë, ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nisën procesin e konsultimit me grupet e interesit për hartimin e reformës ligjore dhe institucionale të AKKP-së.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, theksoi në fjalën e tij se tashmë kemi një plan veprimi të hartuar nga qeveria për reformën në AKKP në prill të këtij viti, plan i cili ka marrë mbështetje politike nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës
Por, theksoi zv/ministri Peçi, për hartimin e reformës ligjore dhe institucionale të AKKP-së, do të merren në konsideratë edhe sugjerimet e grupeve të interesit. Si hap të parë për ndërmarrjen kesaj reforme, ai renditi inventarizimin e dosjeve si dhe nxjerrjen e një fature financiare për kompensimin. “Vetëm pasi të kemi arritur të nxjerrim këtë faturë financiare, e cila ka munguar për 23 vite me radhë, do të mund të nisim hartimin e formulës së kthimit dhe kompensimit të pronave”, deklaroi zvministri i Drejtësisë.
min drejtesise (1)Foto Flor AbazajKryetarja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Sonila Qato, theksoi se realizimi i një refore ligjore në ketë fushë me qëllim kryesor përmbylljen e procesit të kthimit të pronës, si dhe krijimin e një mekanizmi efektiv kompensimi, si premisë për zhvillimin eknomik, është një nga prioritet e AKKP-së. Konkretisht, tha Qato, po punojmë për nxjerrjen e faturës së detyrimit që shteti u ka pronarëve. “Kemi ngritur dy grupe pune që po punojnë për evidentimin e tokës shtetërore që mund të përdoren për kompensim fizik”, deklaroi Qato. Njëri grup, tha ajo, do të dorëzojë në fund të këtij muaji në qeveri gjetjet për fondin e kompensimit fizik. Ndërsa bëri të ditur se paralelisht po punohet edhe për thjeshtimin e procedurave të kompensimit.

Qato theksoi se deri tani është bërë e mundur skanimi i të gjitha vendimeve të arkivuara në AKKP. Po ashtu, tha ajo, u realizua regjistri themelor i vendimmarrjes në kthimin dhe kompensimin e pronave nga viti 1993-2014. Sipas Qatos, ky regjistër u përfundua dhe u publikua on-line, ndërsa ka nisur edhe konsultimi publik i këtij regjistri me qëllim plotësimin dhe saktësimin e informacionit.
min drejtesise (2)Foto Flor Abazaj“Është finalizuar procesi i krijimit të regjistrit të vendimeve për kompensim të inventarizuara të ndarë sipas kategorive të tokës, regjister ky që do të na ndihmojë në përgatitjen e një skeme të drejtë dhe reale në zbatim të vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të eliminuar shkeljet e konstatuara nga kjo gjykatë”, deklaroi Qato. Po ashtu, ajo informoi se është identifikuar fondi fizik i vënë në dispozicion për kompensimin fizik të pronarëve.
Edlira Jorgaqi, drejtore e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, bëri një analizë të legjislacionit në fuqë në fushën e pronave. Sipas saj, të drejtat e pronësisë kanë kaluar përmes një porcesi dinamik. “Ekzistojne 16 ligje që rregullojnë fushën e pronës, ndërsa janë mbi 30 vendime të Keshillit të Ministrave”, theksoi Jorgaqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.