🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.47 ▼1.07%
ARI 4,388 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,928 ▼ -3.4% ETH $2,072 ▼ -4.39% XRP $1.3667 ▼ -3.3% SOL $86.7500 ▼ -5.65%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.47 ▼1.07 % ARI 4,388 ▲0.27 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.47 ▼1.07 % ARI 4,388 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Nis puna për transportimin e avionit të Divjakës nga forcat e Policisë dhe Ushtrisë

Divjak-466x350Avioni tip “Piper” u rrëzua në përpjekje për t’u ulur në rërën e Divjakës, në tentativ pë të kryer transport të lëndëve narkotike-

Forca të Policisë dhe Ushtrisë kanë nisur mëngjesin e sotëm operacionin për largimin e avionit tip “Piper” që u rrëzuar në muajin maj në Divjakë, teksa po tentonte të ulej për të transportuar drogë drejt italisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se operacioni ka nisur në mëngjes herët, rreth orës 7-7:30’ dhe fillimisht kanqë qenë 15 efektivë të policisë së Lushnjes të cilët kanë nisur të çmontojnë mjetin, me qëllim përgatitjen e tij për transportim drejt Tiranës.

Vendi ku u rrëzua avioni shumë shpejt u kthye në një pikë turistike, ku të gjithë gjithë kalimtarët dhe pushuesit nuk harronin të kryenin një foto pranë avionit. Tashmë sipas planifikimit të policisë avioni do të jetë një aset i sekuestruar nga policia dhe deri në përfudim të hetimeve do të mbetet në tiranë, deri sa të ketë një vendim të dytë.

Kujtojmë që në orën 14:40 minuta te 10 majit 2014, avioni i vogël me një pilotin italian Giorgio Riformato u rrëzua në plazhin e Divjakës. Avioni i llojit “Piper” ngeci në rërën e plazhit të Divjakës pas këputjes së rrotës.

Në pyllin pranë plazhit u gjet një makinë me 460 kg hashash dhe sipas drejtuesit të mjetit, lënda narkotike do të ngarkohej në avionin e rrëzuar për tu trafikuar drejt Italisë.

Deri më sot si rrjedhojë ekësaj ngjarje janë arrestuarl piloti italian Giorgio Riformato, Saimir Bajramit, Kleviol Ahmetit dhe Aurel Pupës, ndërsa është shpallur në kërkim Mariglen Ymeraj, me detyrë ish-polic në drejtorinë e anti-drogës Sarandë, i cili dyshohet se është bashkëpunëtori i pestë i trafikantëve të drogës nëpërmjet avionit të kapur në Divjakë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.