☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.01 ▲2.68%
ARI 5,029 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,203 ▲ +3.65% ETH $2,351 ▲ +7.75% XRP $1.5876 ▲ +10.01% SOL $95.0000 ▲ +3.91%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.01 ▲2.68 % ARI 5,029 ▲0.54 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.01 ▲2.68 % ARI 5,029 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Nis restaurimi i qendrës historike të Vlorës, firmoset marrëveshja, 11 milionë euro

Në Vlorë u nënshkrua të dielën marrëveshja e mirëkuptimit për projektin e rilindjes së qendrës historike të qytetit mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me vlerë rreth 11 milionë euro ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Fondit, Michael Granoff.

 Kryeministri Edi Rama tha se Vlora do të kthehet në një pikë referimi për Shqipërinë që duam. “Jemi këtu për të filluar punën për të rilindur qendrën historike të Vlorës, zonë e cila ka mbetur e fshehur nën rrënojat e harresës shumëvjeçare”, tha Rama.

Sipas tij, qyteti ka arritur të trashëgojë disa gjurmë të vjetërsisë dhe ka potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të turizmit dhe atij transformimi që ne kemi nisur e do ta vazhdojmë duke e kthyer Vlorën në një pikë referimi për Shqipërinë që duam”.

Referuar marrëveshjes, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do të investojë në këtë projekt 4 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare 7 milionë euro.

“Përmes këtij investimi do t’i japim kësaj zone të Vlorës një pamje e përmbajtje të re dhe besoj që do tu krijojmë, jo vetëm banorëve të zonës, por gjithë komunitetit një tjetër burim zhvillimi eknomik e mirëqenie sociale, përveçse edhe një tjetër arsye për të qenë krenar për Vlorën”, deklaroi Rama.

Duke u ndalur në detaje të projektit të rilindjes së qendrës historike të qytetit, Kryeministri Rama tha se përpjekja për të ruajtur gjithçka ka mbetur nga e shkuara do të materializohet me restaurimin e shtëpisë së Marigosë, shtëpia ku u qëndis flamuri, shtëpisë së qeverisë, e cila do të ngrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, por edhe Xhamisë së Muradies, etj.

Kreu i Fondit, Michael Granoff tha se, “kjo është zona e tetë e zhvillimit të biznesit dhe turizmit që Fondi ka financuar. “Janë në total 18 milionë dollarë në Krujë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.