Parlamentare
Nis seanca, opozita ende nuk është e pranishme, vijon mbledhjen e grupit
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/b3886d75-f073-4358-bc93-efd81d91f9e9-0-350x196.jpg)
Kuvendi nisi punimet e seancës plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar, ndërsa deputetët e opozitës ende nuk janë të pranishëm në sallë, pasi vijojnë të jenë në mbledhje grupi.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pasi lexoi rendin e ditës së seancës, informoi arsyet e shtyrjes së seancës.
“Seanca u shty për më shumë se një orë pasi opozita kërkoi më shumë kohë për të sjellë listën me emrat e saj për diskutime. Kjo kohë ka kaluar prej një ore e gjysëm dhe ne jemi të detyruar të vijojmë me rendin e ditës> Deputetët e opozitës janë të mirëpritur në çdo moment”, u shpreh Meta.