Kronika

Nis të hënën aplikimi nga zyra e noterisë për dokumentet e pronësisë, Manjani: Lufton abuzimet

Nga dita e hënë qytetarët e Tiranës dhe ato të Durrësit do të kenë mundësi të aplikojnë përmes noterit për hipotekën e pronës së tyre, duke mënjanuar kështu radhët e gjata tek Zyrës së Regjistrimit të Pasurive.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot në Tiranë, tek Dhoma Kombëtare e Avokatisë, mes Kreut të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Ilirian Muho dhe Kryetares së Dhomës së Noterëvë, Mimoza Sadushi dhe në prezencë të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, Noterisë do t’i shtohen edhe 27 shërbime të reja, që deri këtë javë ishin ekskluzivet i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive.

“Kjo marrëveshje e nënshkruar sot këtu është fryt i një pune intensive që synon shërbime më të mira për qytetarin, teksa lufton dhe korrupsionin”, tha Ministri Drejtësisë në çelje të fjalësi së tij.

Sipas Manjanit, në zyrat e Regjistrimit të pasurive është vështirë të besohet se nuk ka abuzime korruptive, dhe ne synojmë ti luftojmë këto.“Radhët e gjata, stresi i ngarkesës në punë..etj, sjellin problematike të ndryshme deri në abuzime. Duke i alokuar disa veprime, 27 për saktësi zyrës së noterit i japim mundësi qytetarëve që marrin në kohë të shpejtë dhe pa radhë përgjigjen e tyre dhe mënjanojmë abuzimet e mundshme”, nënvizoi Kreu Ministrisë së DrejtëMinistri i Drejtesise Ylli Manjani Foto Flori Abazi (2)sisë.

Ai gjithashtu u shpreh se ky shërbim i ri do të rris me 200 numrin e të punësuarve ne vend. “Veç përfitimeve dirket, si shërbime më të mira, abuzim më pak, kohë më e shpejtë e arritjes së qëllimit, kjo marrëveshje do të rris numrin e të punësuarve me 200 të tillë. Pra 200 sportele të reja për shërbimin ndaj qytetarit”, nënvizoi Manjani.

Mimoza Sadushi, si kryetare e Dhomës së Tregtisë vlerësoi se kjo marrëveshje e re sjell forcimit të organit të noterisë dhe përmes kësaj monitorim më të lartë të punës së specialistëve në zyrën e shërbimit. “Më lejoni t’ju bëjë me dije se 27 shërbimet do të bëhen online dhe maksimumi i përgjigjes do të vij brenda 5-së ditëve. Më lejoni t’ju sqaroi se kjo mënyrë e të punuarit do të jetë me kostot e Zyrës së Shërbimit Regjistrimit të Pasurive, pra pagesa do të jetë e njëjtë. Gjithashtu duhet të dini se përmes kësaj mënyre, specialistët në Zyrën e Regjistrimit janë të monitoruar në punën e tyre”, tha Sadushi.

Në fund të ceremonisë u shfaq dhe rasti i parë i aplikimit online përmes zyrës noteriale tek Zyra e Regjistrimit të Pasurisë. “Nëse një individ do të aplikojë për të marrë dokumentin e pronësisë, atij do ti mjaftojnë vetëm dy ditë për tu njohur me përgjigjen. NëseMinistri i Drejtesise Ylli Manjani Foto Flori Abazi dikush do të aplikojë për të bërë një transaksion dhe më tej të marrë dokumentin e pronësisë, do të duhet të pres 5-së ditë për të marrë dokumentin në dorë”, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës së Tregtisë, duke sqaruar më në detaj se si do të funksionoi ky shërbim.

“Për të aplikuar mjafton vetëm karta e identitetit e personit. Do regjistrohet emri zyrës noteriale nga ku aplikohet dhe ZRPP-ja kontakton vetëm me noterin, noteri më pas me qytetarin. Janë 27 shërbime, si marrja e vërtetimit të pronësisë, transaksion dhe regjistrim online i pronësisë, regjistrimi trashëgimisë online dhe pajisja me dokumentin përkatës…etj. Po ashtu ne do të vlerësojmë dhe punën e specialistëve, të cilët duhet të jenë të saktë kur raportojnë për problematika të ndryshme mbi pronën, të cilat ne si noter mund ti vlerësojmë juridikisht më profesionalisht se qytetarët, që nuk e kanë inforamcionin e duhur dhe na lind e drejta për të ngritur dhe padi penale nëse do të jetë e nevojshme”, tha Sadushi,

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button