PolitikaPresidenciale

Nishani emëron Ylber Dogjanin Komandant të Forcës Detare

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në postin e Komandantit të Forcës Detare.

Mbështetur në nenin 93 dhe nenin 169 të Kushtetutës, dhe ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në detyrën e Komandantit të Forcës Detare, thuhet në dekretin e publikuar nga Presidenca.
Gjenerali Ylber Dogjani më parë mbante detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës Mbështetëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button