☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,974 ▲ +0.14% ETH $2,283 ▲ +1.84% XRP $1.3524 ▼ -0.2% SOL $84.8200 ▲ +0.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Nishani, në Berlin: Nevojë për ruajtjen e vlerave të përbashkëta morale e shoqërore

Presidenti Bujar Nishani ka marr pjesë në takimin e 20-të ndërkombëtar të Berlinit. Në këtë takim ishin të pranishëm politikanë nga 50 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është një vend i vogël për nga përmasat e saj gjeografike, por ka në themel të saj një shoqëri multifetare, ku tre besimet kryesore, feja islame, ortodokse dhe ajo katolike bashkëjetojnë prej shekujsh në paqe e harmoni të plotë. Këto modele bashkëjetese dhe harmonie fetare janë shtylla të qëndrueshme të ndërtesës së vetë shtetit shqiptar. Pa asnjë paragjykim fetar, drejtuesit më të lartë dhe të të gjitha niveleve të institucioneve dhe administratës shqiptare tradicionalisht vijnë nga të gjitha besimet, duke ruajtur kështu me kujdes, ekuilibrat e shoqërisë shqiptare. Por si asgjë që nuk mund të merret thjesht si e mirëqenë, shoqëria shqiptare e ruan me konservatorizëm dhe e promovon ndër breza këtë bashkëjetesë dhe harmoni”, tha Nishani.

Duke përmendur edhe bashkëpunimin në rajon, kreu i shtetit shqiptar tha se ngjarja e Kumanovës, tregoi dhe njëherë brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.

“Por me gjithë progresin e bërë nga rajoni, ngjarjet e Kumanovës pak javë më parë në Maqedoni dëshmuan edhe njëherë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë. Ashtu si edhe partnerët ndërkombëtarë jemi shumë të interesuar për zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të besueshme të këtyre ngjarjeve, si dhe për mos shndërrimin e episodeve të tilla të paqarta në burim konflikti të paqenë ndëretnik. Një frymë bashkëpunimi pozitiv vërehet edhe në agjendën e përbashkët evropiane, ku vendet kandidate në Bashkimin Evropian dhe ato potenciale kandidate, po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për hartimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore. Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të mirë ekonomik”, tha z. Nishani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.