Ekonomia

Nisi sot pastrimi i plazhit të Divjakës

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Bashkinë e Divjakës kanë nisur sot pastrimin e bregdetit në plazhin e Divjakës.

Për të arritur këtë pastrim nga mbetjet e shumta që grumbullohen gjatë stinës së dimrit,janë vënë në dispozicion edhe mjetet e rënda të  ushtrisë.

Ky plazh ka një ndotje të konsiderueshme edhe nga derdhjet e dy lumenjve të Shkumbinit në veri dhe Semanit në jug. Plazhi i Divjakës shquhet për bukurinë e tij ku gërshetohet natyra pyjore e pishave me atë të detit, si dhe rëra mjaft kurative. Vizitori vjen në këtë plazh jo thjesht si pushues, por edhe si vëzhgues i faunës së rrallë lagunore. Sezoni turistik veror tashmë është në prag dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit është në krye të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button