☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,604 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,907 ▲ +1.58% ETH $2,075 ▲ +3.62% XRP $1.3544 ▲ +1.42% SOL $84.5200 ▲ +2.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Nisin negociatat e Shqipërisë dhe MV për anëtarësim në BE

Sipas agjendës së publikuar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.

30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

Në orën 15:00 është planifikuar edhe një takim ‘screening’ i kryenegtociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Më pas, në orën 18:00 do të ketë një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.

Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë që do të mbahet të martën është vetëm fillimin e një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë, e që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane.

Eksperti për çështjet e Integrimit Gentian Xhaxhiu shpjegoi për A2 CNN se 19 korriku është thjesht një mesazh politik ndërsa negociatat e nivelit teknik do nisin pas përcaktimit të kuadrit negociues.

“Hapi i parë është korniza negociuese që i hap rrugën skanimit, ose skrinimit të legjislacionit dhe vetëm legjislacionit dhe jo zbatueshmërisë së tij në terren. Sa është hapësira mes legjislacionit shqiptar dhe atij të BE dhe negocimi nuk është asgjë tjetër veç se mbushja e kësaj hapësire midis çfarë ne kemi në shtëpi dhe çfarë kanë ata në shtëpitë e tyre. Nëse ka gjasa se përafrimi mund të ndodh atëherë nisin negociatat konkrete”, tha Xhaxhiu.

Hapja e negociatave nënkupton edhe ndarjen “de facto” të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit, pavarësisht se ishte pikërisht vetoja bullgare ndaj shkupit zyrtar që për më shumë se dy vite mbajti në vend edhe nisjen e procesit me Tiranën. “Ndahemi nga Maqedonia sepse kuadri negocioues është i ndryshëm”, thotë Xhaxhiu.

Ai shpjegon se ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas tij skenari më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.