☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,426 ▲ +0.39% ETH $2,185 ▲ +1.27% XRP $1.4204 ▲ +0.06% SOL $92.6000 ▲ +0.52%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Nisma e re e Ramës: Çfarë duhet të përmirësojmë?

Pas jehonës së fitores së PS-së, kryeministri Edi Rama është fokusuar në një tjetër çështje.

Nisma e tij e postuar në Facebook nis me fjalët “Çfarë duhet të përmirësojmë?”, ku thotë se kjo periudhë tranzitore deri në shtator do ta shfrytëzojë për procese dëgjimore me strukturat e PS-së në të gjithë Shqipërinë.

Statusi i plotë i Ramës:

ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të saj, ndërsa e imja, e jona si të zgjedhur për të udhëhequr vendin, është vetëm barra e shumëfishuar e përgjegjësisë qeverisëse.

Na duhet një reflektim i thellë brenda vetes, për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojmë e përmirësojmë tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste.

Çfarë duhet të korrigjojmë në përmbajtjen e në stilin e qeverisjes dhe si duhet e mund ta përmirësojmë, kulturën tonë qeverisëse, cilësinë e skuadrës që qeveris, në legjislativ e në ekzekutiv, bilancin qeverisës në çdo sektor?

Dhe më e rëndësishmja, si ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërfshirës, duke mos folur e dëgjuar vetëm mes njëri-tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?

Po përgatitemi që në këtë fazë tranzitore deri në krijimin e qeverisë së re, të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë, me disa nivele apo rrathë, brenda partisë dhe jashtë jashtë saj.

Ju jam mirënjohës paraprakisht, për çdo sugjerim prej jush këtu në rrjetin tonë dhe për ta bërë ndoshta më të lehtë, komentin tuaj, po ju pyes:

Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje? Natyrisht, kushdo mund të dalë nga korniza e kësaj pyetjeje apo mund ta shpërfillë atë plotësisht, e të shkruajë atë që dëshiron.”

3 Komente

  • shqip 29 June 2017, 14:49

    Rama.nuk duhet te vonohet nje dite drejtesia dhe eleminimi i korrupsionit.

  • shqip 29 June 2017, 16:51

    Shqipetatet nuk duan korrupsion dhe duan drejtesi ne BE

  • shqip 29 June 2017, 21:53

    Perfundo vetingun,dhe elemino korrupsionin ne cdo qoshe te Shqiperise.Te gjitha te mirat do vine

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.