Nisma pritet të dërgoj Thaçin në Kushtetuese?
Nisma për Kosovën, e ka në plan qe të dërgoj presidentin e vendit, Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese.
E në anën tjetër, burime të portalit ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se kjo parti e ka në plan qe të angazhoj avokat ndërkombëtar për ta dërguar të parin e vendit në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas këtyre burimeve, Nisma ka mbledhur materialin e nevojshëm me të cilat po pretendon se Gjykata Kushtetuese do të ketë bazë të mjaftueshme për të konstatuar se Thaçi po shkelë aktin më të lartë juridik në vend.
Një ditë më parë kjo parti ka lëshuar një komunikate për media ku ndër të tjera shihen disa foto të presidentit Thaçi me kryetar të fshatrave dhe përfaqësues të bizneseve të komunës se Drenasit.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saj ishte bërë sebep për dorëheqjen e dy presidenteve.
Kujtojmë se Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli janë dy presidentë të cilët kishin dhënë dorëheqje nga ky funksion pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.