roze

Një aktor i Hollivudit me Sida?!

Një yll i njohur i Hollivudit mendohet se është diagnostikuar me SIDA, shkruan The Sun, por pa përmendur asnjë emër.

Portali britanik bën të ditur se bëhet fjalë për një nga ata njerëz të famshëm që ka pasur lidhje me mjaft femra të njohura, si aktore apo modele.

“Lista e lidhjeve të këtij aktori përfshin edhe aktore që kanë fituar shumë ccmime, një yll filmi fetar, personalitete të njohura të Hollivudit me të shkuar mjaft kontroverse, një yll televizioni, personalitete të medias dhe mjaft modele”, raporton The Sun

Portali ka folur me një burim të afërt i cili ka thënë se tashmë është e ditur se ky yll i Hollivudit është Hiv Pozitiv, “diccka që dihet për disa vite”. Ky artikull vjen pak ditë pas atij të Radar Online javën e kaluar, i cili tha se aktori është duke u përgatitur për një betejë ligjore nga femrat që ka pasur që pretendojnë se ato janë vendosur në rrezik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button