🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,897 ▲ +0.01% ETH $2,057 ▼ -0.23% XRP $1.3178 ▲ +0.19% SOL $80.3100 ▲ +1.71%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Një botim i ri, që ndihmon rritjen e performancës së kompanive shqiptare

bbbNë mjediset e Institutit Kanadez të Teknologjisë, u promovua libri më i ri “Sistemet e automatizuara të ndërmarrjeve për maksimizimin e performancës së biznesit” me autor Profesor Petraq Papajorgji, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë në Institutin Kanadez të Teknologjisë se bashku me një grup studiuesish te huaj. Botimi shkencor paraqet një paketë të plotë me mënyrat se si kompanitë të mund të kenë struktura të lehta dhe fleksibël për të rritur performancat e tyre në tregjet vendase dhe të huaja.
Prof. Papajorgji shprehet se “aktualisht është shumë e vështirë të vlerësosh performancat e kompanive për arsye të brendëshme, dhe të jashtme. Hapja e tregut bën që detyrimisht kompanitë duhet konkurojnë me shumë të tjera në vende të ndryshme të botës. Lëndët e para gjenden me më shumë vështirësi, ndërsa paketa ligjesh qe mundohen të vendosin rregull në tregun e brendshëm dhe të jashtëm e vështirësojnë më shumë këtë proces.

Në këto kushte, sot është e domosdoshme që kompanitë të kenë një strukturë fleksibël, në mënyrë që të axhustohen me lehtësi e sukses, me qëllim që të rrisin performancën dhe të mbijetojnë në treg”.
Teknologjia e Informacionit dhe komunikimit përbën sot një mënyrë efektive për të rritur fleksibilitetin dhe performancat e kompanive dhe pikërisht kjo mundësi është trajtuar si temë gjerësisht në këtë botim.

Një ndër fokuset kryesore në këtë libër është organizimi dhe menaxhimi i të dhënave në një sistem informacioni: arkitektura e një sistemi informacioni dhe zbatimi i tij me anë të database-ve, qasjet e ndryshme lidhur me integrimin e sistemeve të informacionit si dhe problemet e sigurisë së tyre.

Libri shërben si një mjet i nevojshëm për të gjithë aktorët, që ndikojnë në vlerësimin dhe rritjen e performancës në kompani, si për menaxherët, kërkuesit shkencorë dhe zhvilluesit e sistemeve të informacionit. Gjithashtu, libri është i vlefshëm për studentët e cikleve të larta në fushën e studimeve të sistemeve të informacionit.

Profesor Petraq Papajorgji, sot Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Institutit Kanadez të Teknologjisë, ka një karrierë të gjatë pune pedagogjike në Shqipëri dhe SHBA në fushën e shkencës së Informacionit. Botimi i fundit është i 10-ti në karrierën e tij profesionale. Gjithashtu Prof. Petraq Papajorgji prej 6 vitesh është kryeredaktor i revistës ndërkombëtare “Sistemet e informacionit në bujqësi dhe në mjedis”, që botohet në Filadelfia, SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.