☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Nje e vrare dhe dy te plagosur pas nje perplasje me arme ne Shkoder

Një ngjarje e rëndë  tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin verior të Shkodrës. Një femër u qëllua për vdekje, ndërsa dy persona të tjerë  të seksit mashkull, u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.makine

Ngjarja ndodhi në  fshatin Kryebushat në Shkodër, rreth orës 21:50, ku personat dyshohet të jenë konfliktuar mes tyre në lokalin “Argent”, ku luhej muzikë live.  Zanafilla e vrasjes nisi pikërisht në këtë lokal që ndodhet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pas një debati mes dy shtetasve, Selim Aleti,  56 vjeç nga Berdica, dhe Paulin Ndoja, 30 vjeç, nga Naraçi.

Por sherri fizik në lokal, nuk përfundoi me kaq. Konflikti mes dy shtetasve  degradoi më pas në përdorimin e armëve. Ata nisën të gjuanin me armë ndaj njëri-tjetrit, jashtë ambienteve të lokalit.  Njëri prej tyre hapi zjarr ndaj një makine, duke qëlluar mbi personat që ndodheshin brenda në mjet.

Një femër që ndodhej brenda në makinë, dhe që dyshohet të jetë shoqëruesja e njërit prej shtetasve, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit aksidentalisht.  Trupi i saj u gjet nga forcat e policisë, brenda një makine tip “BMW X5” me targa SH 6969 E, dhe në ngjyrë gri.

Dy shtetasit e tjerë u plagosën rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia mbërriti menjëherë në fshat, ku nisi hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen. Disa persona u shoqëruan si dëshmitarë, në ambientet e komisariatit të qytetit për t’u pyetur rreth  çështjes

Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, deri në zbardhjen e plotë të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.