Një fundjavë duke pastruar në plazhin e Patokut
Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik veror dhe në shumë plazhe ka nisur pastrimi i tyre nga mbetjet dimërore. Në plazhin e Patokut këtë fundjavë nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Hafiz Ibrahim Dalliu” të ardhur nga kryeqyteti i janë bashkuar thirrjes për të pastruar bregdetin e Patokut.
Për të shtuar numrin e pushuesve, të cilët çdo sezon veror kanë qenë të pakët në Patok, fëmijët kanë bërë pastrimin e pjesës së rërës.
Nxënësit, që gjatë të tre muajve të stinës së verës do të mbajnë nën monitorim bregdetin e Patokut nga mbetjet përgjatë tij, janë njohur nga biologët me breshkat fluturuese siç njihen nga vendasit, si edhe të llojit “garreta” të cilat kishin rënë gabimisht në rrjetat e peshkatarëve, por që më pas janë lëshuar në det. Jo vetëm breshkat, por çdo kafshë duhet ruajtur, duke filluar me mbrojtjen e mjedisit, dhe krijimin e habitatit të përshtatshëm për to.
Laguna e Patokut, ndër më të bukurat në vendin tonë, së fundmi ka tërhequr vëmendjen për larmishmërinë e faunës së saj, për mbrojtjen e së cilës së fundmi po sensibilizohen edhe vendasit.