Një grup kriminal, plan për të vrarë ish-drejtorin e policisë, Gledis Nano
Policia e Shtetit ka administruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Bëhet fjalë për një ngjarje që është regjistruar rreth 3 muaj më parë.
Paraprakisht dyshimet janë për shkak të hetimeve për të njëjtin grup në kohën që ishte drejtues i Antiterrorit. Nuk dihet saktësisht në çfarë kushtesh është kuptuar nga policia, por blutë asnjëherë nuk kanë bërë me dije për një planifikim të tillë të mundshëm për eliminimin e Nanos.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.