Një ‘Jaguar’ ‘fluturon’ mbi Londër
Një ‘Jaguar’ fluturues në qiejt e Londrës. Për shumë nga ata që u bënë dëshmitarë të spektaklit ishte një surprizë e vërtetë teksa në ërt e para të mëngjesit panë një helikopter të transportonte makinën luksoze përmes reve.

Londinezët kanë shpejtuar të shpërndajnë në Twitter imazhet e bukura të kapura prej tyre të ‘Jaguarit’ që ‘fluturonte’ mbi Tower Bridge. Një spektakël i vërtetë! Dhe të gjithë pyesnin se çfarë po ndodhte. Pak orë më vonë policia e Kentit qartësoi gjithçka me një tweet: bëhet fjalë për një spot publicitar, prezantimi i modelit të fundit të ‘Jaguar’.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.