Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,289 ▼ -3.36% ETH $1,993 ▼ -3.2% XRP $1.3379 ▼ -1.7% SOL $82.5900 ▼ -3.98%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

“Një ndalesë-Një kontroll”, Rama: “Zhbëhen” kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Qafë Thanë hyri sot në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast në pikën kufitare të Qafë Thanës, kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e këtij vendimi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm, sepse më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi, pa harruar edhe zhvillimin e turizmit”, tha ai.

Kryeministri theksoi se Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj.

“Si asnjë vit më parë, fluksi i turistëve por edhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë të interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo edhe ata që banojnë në Shqipëri, është realisht tejet inkurajues”, tha ai.

Rama theksoi se zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, ashtu sikurse edhe rritja e dëshiruar e sektorëve të tjerë të prodhimit, kërkojnë një qasje komplekse.

Pjesë e patjetërsueshme e kësaj qasjeje, sipas tij, është pikërisht transformimi në funksion të lehtësimit të kalimit të kufijve.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut kemi folur vijimësisht për këtë dhe kemi parë se ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës dhe nga ana tjetër nga paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes. Në fakt liberalizimi i lëvizjes sjell jo vetëm më shumë lehtësi, por edhe më shumë transparencë e më pak rrezik për praktika të këqija në trajtimin e qytetarëve dhe subjekteve tregtare”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.