Një person gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, dyshohet se… (Emri+Foto)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë ku një burrë i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është një 92-vjeçar i identifikuar si Islam Kajtazi.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:20 të ditës së sotme në rrugën “Obria” në Prishtinë.
Sakaq bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje duke vijuar me punën për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa raportohet se deri më tani është gjetur dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë vetëvrarë viktima.
Sipas gazetës Sinjali mësohet se viktima është personi në foton e mëposhtme.
The post E rëndë/ Një person gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, dyshohet se… (Emri+Foto) appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.