☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.69 ▲3.73%
ARI 4,440 ▼2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,418 ▼ -3.3% ETH $2,073 ▼ -5.38% XRP $1.3732 ▼ -4.09% SOL $87.6300 ▼ -5.88%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,440 ▼2.46 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,440 ▼2.46 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Një pranverë e re në Moldavi

Moldavët e quajnë “vjedhja e shekullit”: Sipas Bankës Qendrore tri banka moldave kanë lëshuar pak para zgjedhjeve parlamentare në nëntor 2014 disa kredi që arrijnë në rreth 900 milionë euro. Sipas informacioneve të mediave pjesa më e madhe e parave janë zhdukur në bankat ruse. Autoriteti Kombëtar kundër Korrupsionit po heton me mbështetjen e një firme konsulente amerikane. Raporti i tyre (i ashtuquajturi “raporti i Kroll”) mbahet sekret prej qeverisë moldave, por ndërkohë tri bankat moldave janë vënë nën kontrollin e shtetit.

Nga të gjitha anët e Moladavisë u mblodhën në kryeqytetin e vendit Kisinau më shumë se 40.000 vetë për të protestuar për kthimin e parave dhe hetimin e plotë të “vjedhjes së shekullit”. Ata kërkuan publikimin e menjëhershëm të “raportit Kroll,” dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Autoritetit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Mungesë besimi te politika

Thirrja për protë qe bërë nga platforma e sapothemeluar qytetare “Dinjitet dhe e vërtetë”, në të cilën bëjnë pjesë personalitete kryesorë të shoqërisë civile moldave. Nën flamurin e Moldavisë dhe të BE-së demonstruesit u mblodhën në sheshin e Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe e fajësuan qeverinë e re të kryeministrit Chiril Gaburici për korrupsionin e përhapur në vend dhe bllokimin në procesit të afrimit me Evropën. Qeveria e pakicës e Liberal-Demokrate dhe e Partisë Demokratike mbështetet nga Partia Komuniste. Kritikët e shohin këtë si një largim nga kursi pro-evropian i Republikës së Moldavisë dhe kthim drejt Moskës.

Sipas Igor Botan, bashkëthemelues i platformës së re dhe drejtor i Shoqatës për Pjesëmarrje Demokratike, mbështetja e popullsisë për kursin evropian të vendit ka rënë nga 73 për qind në 37 për qind. Kjo lidhet me gjendjen e vështirë ekonomike dhe korrupsionin e qeverisë që e paraqet veten si “pro evropiane”. “Kjo është katastrofale dhe ne duam të rivendosim me mesazhet tona dhe sjelljen tonë besimin e qytetarëve tek Evropa”, thotë Botan.

Planifikohet grevë e përgjithshme

Protesta e së dielës synon forcimin e mekanizmave të kontrollit të shtetit kundër korrupsionit. Nëse qeveria nuk e bën këtë në përputhje me kërkesën e protestuesve, ata kanë njoftuar se pas dy javësh do të organizojnë një grevë të përgjithshme dhe do të bllokojnë hyrjet e ndërtesave qeveritare si dhe të parlamentit dhe të prokurorisë.

Kryeministri Gaburici kërkoi prej institucioneve shtetërore ruajtjen e rendit publik dhe mënjanimin e veprimeve që mund të mund të çojë në paqëndrueshmëri sociale. Po ashtu ai ka ftuar edhe përfaqësuesit e demonstruesve për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Mbështetje për kërkesat e tyre protestuesit kanë marrë nga bashkëkombësit e tyre në disa kryeqytete evropiane. Edhe shteti fqinj, Rumania, u shreh me fjalë të qarta. Në mesazhin e saj për pjesëmarrësit në protestën e së dielës, deputetja dhe ish-ministrja rumune e Drejtësisë, Monika Makovei, deklaroi se zgjidhja e vetme për situatën në Moldavi është forcimi i gjyqësorit dhe i autoritetit kundër korrupsionit. Emërimi i një personi të pavarur në krye të qeverisë është i nevojshëm për zbatimin e reformës gjyqësore pa marrë parasysh llogaritë politike dhe partiake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.