Film

Një rrëfim për Albën

Artisti kosovar, Alban Muja, prezantoi dje dy filma në “Tulla Center”

UlayNë vitin 1977, dy nga emrat më të njohur të artit europian, Marina Abramoviç dhe Ulay, që në atë kohë po jetonin dhe një histori dashurie, mbërritën në Kosovë. Udhëtimin e tyre ata do ta tregojnë në një performancë, e cila mbahet brenda kufijve të hekurt mes ish­Jugosllavisë (Kosovës) dhe diktaturës socialiste të Shqipërisë, në kohën kur lëvizja mes dy shteteve ishte e pamundur. Por ajo çfarë ishte më interesante nga kjo vizitë, ishte Alba. Çifti do të merrte me vete gjatë kthimit për në shtëpi një qen race nga Sharri të quajtur Alba. Për 14 vjet rresht, Alba do të jetonte me ta, deri në ndarjen e tyre … Të gjithë këtë histori Muja e rikthen në kohë në filmin “Qeni legjendar”, që prezantoi dje në qendrën e artit “Tulla”. Muja prezantoi dhe një tjetër film të realizuar në bashkëprodhim me regjisorin Yll Citaku, “Blue Wall Red Door”. Filmi tregon mënyrën sesi njerëzit e orientojnë veten e tyre në këtë kaos arkitekturor që është krijuar në qytet. “Emrat e rrugëve, nuk i kemi pikën e parë të orientimit, përderisa janë ndërruar disa herë nëpër vite dhe asnjëherë nuk kanë shërbyer si kulturë e orientimit. Kjo, sipas autorëve, ka ndodhur si shkak i tranzicionit politik në Kosovë, ku tashmë shoqëria ka humbur sensin e orientimit me emrat e rrugëve, edhe nëse ato ekzistojnë”, thotë Muja. Në film mund të shohësh sesi edhe taksistët, zjarrfikësit, policët apo shoqëria orientohet më mirë me pika referuese, si pallate apo marka të firmave të njohura. Pas prezantimit të dy filmave, artisti mbajti një diskutim me temën “Kurrë nuk kam ditë me e shpjegu, por po mundohem shumë …”. Alban Muja është një nga artistët më të njohur të brezit të tij në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button