Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.31 ▲3.07%
ARI 4,739 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,840 ▼ -1.22% ETH $2,184 ▼ -2.33% XRP $1.3400 ▼ -1.95% SOL $82.1900 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,739 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,739 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Opinion

Një rrezik i ri serioz për Arben Ahmetajn 

Nga Mero Baze
Me sa duket. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Veliaj se mos e “vrasin”.

Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtesia nisi punen te hetonte vrasjet, ai ngriti nje Komision Hetimor kunder drejtesise,kryesuar nga ministria e tij e Drejtësisë dhe zbukuruar nga kryethirrmat e Dash Sulës, sa herë përmendeshin për komplote, puc shteti, skenar A, skenar B etj.

Qellimi, i cili u arrit maksimalisht,  ishte që prokurorët të mos hetonin 21 janarin, por ishin nën presionin e “hetimeve” të tij, ku unë dhe tre kolegë gazetarë ishin të skeduar si “puçistë”.

Pak a shumë po përsërit këtë skemë. Prej dy ditësh i ka prishur pushimet Belindit dhe ish-vartësve të dikurshme të Arben Ahmetajt, që të ngrenë një “komision hetim” për të thënë të “dëshmojnë me fakte alternative”, se çfarë ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe se si mund të shpëtojnë jetën e Arben Ahmetajt nga këta të dy. E gjitha kjo do të bëhet natyrisht dhe në emër të Arben Ahmetaj, duke qenë faktet publike, si fakte të një para tij, si i rrezikuar i madh.

Natyrisht që tani nuk jemi në kushtet e 21 janarit, ku vrasësi kryesor është katër gardistëve nuk marre në pyetje për turpin historik të drejtesisë shqiptare.

Tani jemi në kushtet kur SPAK ka shumë më tepër integritet dhe forcë për të vërtetën e tij dhe për të gjetur se çfarë fshihet pas të “vërtetave alternative” të Sali Berishës, që po sillet si avokat i autorizuar i Ahmetajt.

Por tek thirrja e Berishës që SPAK të marrë në mbrojtje Ahmetajn, “pasi rrezikohet jeta”, duhet bërë pak kujdes. E di që SPAK nuk ka si ta mbrojë Ahmetajn, pasi nuk është dorëzuar para drejtesimit, por ka një mënyrë për të ruajtur jetën. Të mbajë nën kontroll Sali Berishën dhe grupin e tij, pasi ata që thonë me zë të lartë për Edi Ramën, ka shumë shanse ta pëshpëritin me njëri-tjetrin si një skenar për ta plotesuar skenarin e tire te te vertetave alternative.

Arben Ahmetaj ndoshta nuk ka ndonje rrezik aq të madh nga drejtesia sa c’duket, sa cka rrezik nga nevoja që ka Berisha ta përdorë atë. Të gjallë, ose të vdekur!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.