Bota
Një tërmet 5,6 ballë Rihter shkakton skena paniku në kryeqytetin algjerian
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/08/aaa326.jpg)
Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë të shkallës Rihter provokoi panik të madh në Algjer, sipas radios algjeriane. ”Epiqendra e tërmetit ishte në det, 19 kilometra larg Bologhine, lagje veriore e Algjerit”, sipas Qendrës Algjeriane të Kërkimeve në Astrofizikë dhe Gjeofizikë (CRAAG), që shtoi se tërmeti u shoqërua edhe me pesë pasgoditje më të lehta. Ende nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale. Në vitin 2003, një tërmet në lindje të Algjerit shkaktoi vdekjen e më shumë se 3 000 personave.