☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,946 ▲ +1.54% ETH $2,244 ▲ +2.66% XRP $1.3536 ▲ +0.84% SOL $84.5800 ▲ +2.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Një tjetër politikan i lartë para drejtësisë për deklarata të rreme pasurie

a195Kryetari i partisë greke, LAOS, Jorgos Karaxhaferis do t’i nënshtrohet hetimit nga prokuroria, pas konfirmimit nga ana e komisionit parlamentar të kontrollit të financave të partive dhe deputetëve, se politikani në fjalë ka në pronësi të tij dy kompani “off shore” që nuk i ka regjistruar në deklaratën e të ardhurave që ka paraqitur pas vitit 1993.

Në llogaritë bankare të këtyre dy kompanive u evidentuan transferta me vlerë 1,6 milionë dollarë.

Komisioni parlamentar ratifikoi unanimisht rezultatet e kontrollit duke konstatuar veprën penale të pjesëmarrjes së paligjshme të kryetarit të LAOS-it në kompani ”off shore” dhe deklarimit të pasaktë të pasurisë.

Në deklaratat e tij të pasurisë kryetari i LAOS-it nuk ka përfshirë pas vitit 1993 kompaninë off shore “Catalina”, që kishte në pronësi bashkë me të birin, por as kompaninë e dytë, “Hommeric”, që krijoi në vazhdim.

Sipas prokurorisë, ka shenja edhe për “pastrim parash”.

Që nga viti 2003 deputetëve u ndalohet të kenë në pronësi të tyre kompani ”off shore”.

Ndërkohë, me nga katër vjet burg secili janë dënuar dje ish-ministri grek i Financave, Janos Papantoniu dhe bashkëshortja e tij, që u shpallën fajtorë për akuzën e deklarimit të pasaktë të origjinës së të ardhurave.

Dënimi për çiftin është me kusht dhe mund të blihet me 10 euro në ditë për secilin.

Çifi u dënua edhe me gjobë 10 000 euro secili, ndërkohë që gjykata vendosi që ata duhet t’i paguajnë shtetit edhe një shumë nga 50 000 euro secili për dëmshpërblim.

Akuza kundër ish-ministrit Papantoniu dhe bashkëshortes kishte të bënte me deklarimin e pasurisë të vitit 2009, ndërsa çifti pritet të gjykohet sërish të enjten e ardhshme për akuza të njëjta që kanë të bëjnë me vitin 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.