🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,971 ▲ +0.18% ETH $2,050 ▼ -0.49% XRP $1.3139 ▲ +0.09% SOL $79.9700 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Libri

“Nobeli”: Murakami apo Kadare?

Bastet e “Nobelit” e rendisin shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare si favorit me 7/1 për të marrë çmimin e madh që ndahet javën e ardhshme

Haruki Murakami (cred_ © Elena Seibert)Kush do ta fitojë çmimin “Nobel” në letërsi këtë vit? A do të udhëtojë çmimi drejt Shqipërisë? Ndërsa në ambientet letrare shqiptare, fillimi i tetorit është i mbushur me biseda nëse do t’i jepet ajo jo shkrimtarit Ismail Kadare çmimi “Nobel”, në botë përveç analizave të mediave nga më të rëndësishmet, janë qendrat e basteve ato që bëjnë betejën më të madhe. UNIBET e nxjerr shkrimtarin shqiptar si një kandidat të mundshëm për këtë çmim, duke renditur të parin shkrimtarin japonez, Haruki Murakami. Emri i Murakamit, i cili është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ka koficientin më të lartë në të gjitha qendrat e basteve për “Nobelin”. Kadare ka 7/1 të mundësive, Murakami ka 7/2, ndërsa shkrimtari nga Kenia Ngũgĩ wa Thiong’o 4/1, amerikanja Joyce Carol Oates dhe algjeriania Assia Djebar kanë të njëjtët koeficientë si shkrimtari shqiptar. Një tjetër qendër e rëndësishme basti, e cila luan për çmimin “Nobel” për më shumë se një dekadë U.K bookmaker Ladbrokes e rendit Murakamin të parin, duke u ndjekur nga shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates. Gjatë viteve të fundit, zgjedhja e bërë nga Akademia Suedeze nuk është përputhur me atë që qendrat e basteve zgjidhnin fitues. Shkrimtari amerikan Philip Roth, Thomas Pynchon, apo Margaret Atwood prej vitesh dalin si pretendentë për këtë çmim nga qendrat e basteve, megjithëse asnjëri prej tyre ende s’ka fituar “Nobel”. Fituesja e vjetshme e çmimit “Nobel”, Alice Munro, ishte një surprizë e Akademisë Suedeze, ashtu siç ka bërë këtë dekadën e fundit.Ismail-Kadare-007_1

Vendosja e Murakamit në krye të pretendentëve nuk është rastësi. Ai është një ndër autorët më të botuar dhe përkthyer aktualisht. Prej 10 vitesh, ai është në këtë garë. Vetëm pak kohë më parë ai ka publikuar librin “Colourless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage”. Dy vjet më parë, shkrimtari kinez Mo Yan, u bë shkrimtari i parë kinez që fitoi këtë çmim, teksa shanset e tij ishin 9 me 1. Vetëm katër shkrimtarë afrikanë kanë fituar çmimin “Nobel” në të shkuarën: Wole Soyinka (1986), Naguib Mahfouz (1988), Nadine Gordimer (1991) dhe JM Coetzee (2003). Albert Kamy ishte i pari shkrimtar afrikan që fitoi çmimin “Nobel” më 1957-n, megjithëse çmimi iu atribuua si shtetas francez. Teksa 10 tetori po afron, akthi për këtë çmim ka pushtuar jo vetëm shkrimtarët por edhe botuesit, që shpresojnë që nobelisti të jetë autori i tyre. Në Shqipëri, shpresa ka vetëm një emër, Ismail Kadare. Që prej vitit 1901, 109 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 12 kanë qenë gra. I vetmi autor me nënshtetësi shqiptare që është nominuar për këtë çmim është Ismail Kadare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.