Kosova

Nora ishte nisur nga Kosova për në ISIS për t’u martuar!!!

Norë Zuzaku (20) kishte lënë burrin, me të cilin ishte e martuar në Zvicër, për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, në Vërbicë të Gjilanit, për t’u njoftuar në ndërkohë me Tahir Isufin përmes rrjeteve sociale. Isufi, i martuar dy herë, kishte lënë të dy gratë e tij në shtëpinë e tij në Mitrovicë, derisa kishte planifikuar martesën me Norën, në “Shtetin Islamik”.

Tahir Isufi (29) së bashku me të dashurën e tij Norën dhe me shokun e tij Ismajl Zenelin (21), më 14 nëntor ishin nisur nga Kosova me qëllim që t’i bashkohen “Shtetit Islamik” në Siri. Jo përmes Aeroportit të Prishtinës, siç shumica e pjesëmarrësve në ISIS nga Kosova kanë shkuar, ata me autobus kishin udhëtuar deri në Han të Elezit nga aty e kishin marrë një taksi për të shkuar deri në Aeroportin e Shkupit prej nga janë nisur për në Stamboll.

Këta të tre janë zbuluar nga autoritetet turke më të mbërritur në Stamboll, prej nga edhe janë kthyer. Me t’u kthyer në pikën kufitare të Hanit të Elezit, tre personat janë arrestuar nga Policia, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Bashkimit apo pjesëmarrjes në një formacion të jashtëm paraushtarak ose parapolicor”.

Të tre personat të martën janë paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku edhe iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button