ISIL edhe në Kinë
Ata janë pjesëtar të ISIL-të. Këta janë vrasësit brutalë, që duan të krijojnë një shtet islamik në Kinë. Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor është themeluar nga militantët e pakicës etnike të Ujgurëve.
Çdo vit vrasin mijëra njerëz të pafajshëm, ndërsa shteti kinez nuk mund t’u japë fund të gjithëve, ani pse zhvillon gjykime masive nëpër stadiume, transmeton Telegrafi.
Agjencia e lajmeve kineze “Xinhua” njoftoi se ka disa ditë që është krijuar një grup prej dhjetëra meshkujsh të armatosur me armë, hanxharë dhe thika, e të cilët kanë sulmuar një stacion policor dhe ndërtesat qeveritare në qytetin Elixku, në krahinën e Xinjiang, ku kanë vrarë dhjetëra policë dhe qytetar të pafajshëm.
Ndërsa, pas një konflikti të ashpër me terroristët, sipas një deklarate zyrtare të shtetit kinez, është likuiduar një njësit special i policisë.
Kujtojmë se konfliktet e tilla kanë ndodhur deri më tani vetëm në rrugët e Urumqit, kryeqyteti i provincës Xinjiang, ndërsa tani ka filluar të shpërndahen edhe në qytete tjera.