🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,918 ▲ +1.26% ETH $2,025 ▲ +1.79% XRP $1.3465 ▲ +1.3% SOL $83.4300 ▲ +0.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Nuk deklaroi pasurinë dhe nuk pagoi gjobën, dërgohet për gjykim ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Vlor

PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA1-525x3505Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dërgoi për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Anesti Dhimojani, ish-Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës, akuzuar për veprën penale të “refuzimit për deklarim të interesave private (deklaratës së pasurisë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Hetimi ndaj këtij shtetasi ka nisur pas kallëzimit të dorëzuar në 29 gusht 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Dhimojani nuk ka dorëzuar deklaratën e interesave private ‘Pas largimit nga funksioni”, pavarësisht se ai kishte njoftim zyrtar mbi këtë detyrim dhe fillimisht ndaj tij ishte aplikuar edhe masa administrative “gjobë” për vonesë në deklarim.

ILDKP

I pandehuri Anesti Dhimojani ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë nga data 01.11.2011 deri në datën 04.06.2014, datë në të cilën është larguar nga kjo detyrë. Bazuar në kërkesat e nenit 3, të ligjit nr.9049, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, për shkak të këtij funksioni i pandehuri Anesti Dhimojani ka pasur detyrimin që të dorëzonte deklarimin e interesave private pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (I.L.D.K.P.K.I) Tiranë.  Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Anesti Dhimojani nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e interesave private “Periodike Vjetore”, për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Po kështu, nuk rezulton që i pandehuri Anesti Dhimojani të ketë përmbushur detyrimin ligjor për të dorëzuar deklaratën e interesave private pas largimit nga funksioni, brenda afatit 15 ditor, siç është parashikuar edhe nga nenet përkatëse të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Lidhur me këto mosveprime I.L.D.K.P.K.I Tiranë, ka vendosur që të marrë masë administrative ndaj të pandehurit Anesti Dhimojani, duke e dënuar atë me gjobë në masën 100.000 lekë. Vendimi i mësipërm i është njoftuar të pandehurit me anë të shërbimit postar dhe i pandehuri ka marrë dijeni për vendosjen e masës administrative.

Në këto rrethana, i pandehuri Anesti Dhimojani akuzohet se ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Burime nga prokuroria sqarojnë se i  pyetur lidhur me akuzën i pandehuri ka shpjeguar se ka dijeni për masën administrative të marrë nga I.L.D.K.P.K.I Tiranë ndaj tij, ka shpjeguar gjithashtu se deklaratat e interesave private periodike vjetore dhe atë pas largimit nga funksioni nuk i ka dorëzuar për shkak të neglizhencës së tij, por jo me ndonjë qëllim për të fshehur ndonjë pasuri. Këto shpjegime nuk përbëjnë shkak për përjashtimin e të pandehurit nga përgjegjësia penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.