“Nuk do të ketë Iron Man 4”
Robert Downey Jr. ka përgënjeshtruar zërat për një film të katërt ‘Iron Man’. Aktori 49-vjeçar tha të martën në mbrëmje në emisionin ‘The Late Show’ se nuk ka asnjë plan për diçka të tillë.
Ai kishte thënë disa ditë më parë se mund të niste produksioni i filmit ‘Iron Man 4’, por mohoi gjithçka përballë David Letterman.
“Nuk ka asnjë skenar për ‘Iron Man 4’, por do të vazhdoj të punoj me studion Marvel. Do të jem i përfshirë në filma të tjerë”, shpjegoi Robert Downey Jr.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.