roze

“Nuk është e lehtë të gjesh falje”

Ata njihen si dy ish-ët më miqësor me njëri tjetrin në Hollivud. Por Jennifer Lopez pranon se e ka pasur të vështirë.

Në një intervistë për W Magazine ajo thotë se në atë kohë ‘e pati të vështirë’ të jetë miqësore me Marc Anthony, pasi i dhanë fund martesës së tyre.

46-vjeçarja thotë se i duhet të punojë që të qëndrojë në kushte të mira me ish-in e saj për hir të dy binjakëve Max dhe Emme që sot janë tetë vjeç.

“Kur flitet për punën, unë nuk lodhem kurrë. Por dështimet personale mendoj se po. Kjo është shumë e vështirë. Kur martesa ime mori fund, nuk ishte e lehtë të gjeje falje. Kjo nuk ishte ëndrra që kisha shpresuar, dhe do të ishte më e lehtë të gjeje pjesët e pakënaqësisë, zhgënjimit apo zeërimit”, ka thënë Lopez.

Ajo shton më tej se Marc është babai i fëmijëve të saj,  dhe i duhet të punojë për ti bërë gjërat siç duhet. Për të, kjo është puna më e vështirë.Çifti u martua në qershor të 2004, dhe u ndanë në korrik të 2011 pas shtatë viteve martesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button