“Nuk jemi mbledhur në protestë se e duam njëri-tjetrin”, Lapaj: Shabanin nuk e njoh
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare që po vijon prej 102 ditësh. Ai theksoi se në protestë ka organizata dhe parti të ndryshme që dalin në protestë. Lapaj ndër të tjera theksoi se ai dhe partia e tij janë në protestë që nga 8 dhjetori.
“Në lidhje me protestën ne e kemi nisur në 8 dhjetor. Protesta nuk ka përfunduar asnjëherë dhe ditën që ne jemi tërhequr nga kryeministria kemi thënë do ridimensionohet. Ju e mbani mend besoj.
Dhe pastaj kemi nisur mbledhjen e 100.000 firmave për referendumin të cilin po e vazhdojmë ditë për ditë. Kemi kaluar tashmë 70 kusur mijë me gjithë kryesinë e me radhë. Çfarë dua të them, ne kemi angazhimin tonë të përditshëm.
Unë nuk është se shkoj përditë, po ka pjesëtarë të tjerë të lëvizjes e me radhë e me radhë. Unë mendoj që aty janë grupe të ndryshme interesit, ndër të cilat jemi dhe ne. Grupe interesi quaj ka organizata të ndryshme, ka organizatat e blegtorëve, të fermerëve ka parti politike të tjera”, tha ai.
Lapaj theksoi se të gjitha janë aty në shesh jo se duhen por kanë një qëllim të përbashkët. Kur u pyet lidhur me Avokatin e Popullit, Endri Shabani ai u përgjigj se nuk e njeh.
“Çfarë do të ndodhë në shesh do dalë një alibi apo do dalë një teori. Fakti është që populli është në shesh. Sigurisht që s’mund të rrinë 300.000 njerëz çdo ditë në shesh sepse do vazhdojë jeta.
Po është një masë shumë domethënëse në shesh. Në datë 12 është protesta e radhës që do vijnë dhe përfaqësues nga diaspora dhe mendojmë që do jetë masive dhe kjo është për t’u përgëzuar. Aty ka djem dhe vajza të shkëlqyer. Sigurisht që ka dhe infiltrime nga grupet e krimit dhe nga shërbimet absolutisht të shtetit shqiptar.
I ka infiltruar shteti. Ne nuk kemi frikë se nuk bëjmë ndonjë gjë antikushtetuese dhe të paligjshme. Unë nuk kam frikë 1000 vjet dhe jo një, dy, tre, pesë të shërbimeve të vijnë aty po 1.000 se unë nuk merrem me çështje antikushtetuese dhe antiligjore”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.