Kronika
Nuk pagoi energjinë, Koka shkarkon Kryeinspektorin Thimio
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/lefter-koka.jpg)
Shkarkohet nga puna kryeinspektori i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër, Kristaq Thimio. Urdhri për lirimin e tij nga puna është lëshuar nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, sepse Thimio ka rezultuar debitor ndaj OSHEE-së.
Në këtë Ministri, Thimio është zyrtari i dytë që shkarkohet se nuk ka shlyer faturat e energjisë elektrike.
Disa ditë më parë, kryeministri Rama kërkoi shkarkimin e zv.ministres së Mjedisit, Diana Bejko për të njëjtën arsye.