Politika

Nuk respektoi kuotën gjinore, KQZ gjobit PD

Pas dy mbledhjesh të dështuara për shkak se Partia Demokratike nuk i kishte sjellë të plota listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, ditën e sotme Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka vendosur gjobë.

KQZ e gjobiti PD me 5 milionë lekë të reja, për shkak se në listat e kandidatëve të dorëzuara ditën e sotme nuk ka respektuar kuotat gjinore, duke mos kandiduar mjaftueshëm vajza dhe gra.

Ky vendim erdhi pas verifikimit të emrave të kandidatëve të selisë blu, ku shkeljet u konstatuan në qarkun e Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit dhe Kukësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button