🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,554 ▼0.41%
DOW 46,147 ▼0.13%
NASDAQ 21,728 ▼1%
NAFTA 93.12 ▲5.66%
ARI 4,391 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,149 ▼ -1.81% ETH $2,115 ▼ -0.6% XRP $1.3913 ▼ -2.6% SOL $89.1200 ▼ -0.84%
S&P 500 6,554 ▼0.41 % DOW 46,147 ▼0.13 % NASDAQ 21,728 ▼1 % NAFTA 93.12 ▲5.66 % ARI 4,391 ▼0.38 % S&P 500 6,554 ▼0.41 % DOW 46,147 ▼0.13 % NASDAQ 21,728 ▼1 % NAFTA 93.12 ▲5.66 % ARI 4,391 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Nuland në takim me Veselin: Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland deklaroi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Nuland i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në axhendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me axhendën euro-atlantike të vendit.

Sipas një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës, në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland viziton sot Kosovën dhe Shqipërinë në kuadër të një turi europian që ka nisur në Gjeorgji, Ukrainë dhe Poloni, ku Nuland shoqëronte Sekretarin e Shtetit John Kerry. Po ashtu, ajo pritet të vizitojë në ditët në vijim edhe Maqedoninë, Serbinë dhe Qipron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.