☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.54 ▲2.73%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,252 ▲ +4.18% ETH $2,165 ▲ +5.77% XRP $1.4318 ▲ +4.25% SOL $91.7600 ▲ +6.6%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.54 ▲2.73 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.54 ▲2.73 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Nuland: SHBA e shqetësuar për tensionet në Maqedoni

Victoria-Nuland3-396x350“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për tensionet në rritje në Maqedoni”, deklaroi ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland.

Në një intervistë për Top Channel, Nuland deklaroi se gjatë takimeve në Shkup, do të flasë me të gjitha palët për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

“Do të jem në Maqedoni të hënën. Siç e dini, jam në një tur të Ballkanit me një delegacion të disa agjencive. Në këtë udhëtim po vizitojmë pesë vende. Një prej arsyeve pse doja të sigurohesha që do të shkonim në Shkup ishte sepse jemi të shqetësuar për tensionet në rritje”, deklaroi zyrtarja e lartë amerikane.

Nuland theksoi se të gjithë kemi punuar shumë si miq të Maqedonisë, për t’i ndihmuar të ndërtojnë një shoqëri të fortë shumëetnike, ku të drejtat në të dyja komunitetet janë të mbrojtura. “Prandaj, pres me interes të dëgjoj nga të gjitha palët se si po shkojnë gjërat atje dhe se si mund të ndihmojmë. Folëm pak për Maqedoninë si dhe në bisedat që pata në Malin e Zi. Të gjithë fqinjët janë po ashtu të interesuar të ndihmojnë”, është shprehur Nuland.

Ndërsa në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme, në Top Channel, do të transmetohet intervista e plotë të ndihmës/sekretares amerikane të Shtetit, ku ajo flet për reformat, korrupsionin, sistemin e drejtësisë, deklaratën e sekretarit të Shtetit Xhon Kerri disa ditë më parë, mbështetjen politike amerikane, por edhe interesin për investime amerikane në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”,  Ambasada eSHBA-së në Tiranë bën të ditur se gjatë intervistës ekskluzive me Top Channel, Ndihmës-Sekretarja tha se “potenciali këtu është shumë i madh. Njerëzit janë të jashtëzakonshëm. Kjo ishte arsyeja pse dëshiroja të kthehesha për të parë se çfarë më shumë mund të bëjmë sëbashku”.

Gjatë takimeve që zhvilloi pasditën e të shtunës me zyrtarë të lartë shqiptarë, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland deklaroi se SHBA do të qëndrojë edhe më pranë Shqipërisë në drejtim të avancimit të të gjitha reformave të nevojshme për progresin e vendit drejt perspektivës evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.