🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,554 ▼0.41%
DOW 46,147 ▼0.13%
NASDAQ 21,728 ▼1%
NAFTA 93.12 ▲5.66%
ARI 4,391 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,149 ▼ -1.81% ETH $2,115 ▼ -0.6% XRP $1.3913 ▼ -2.6% SOL $89.1200 ▼ -0.84%
S&P 500 6,554 ▼0.41 % DOW 46,147 ▼0.13 % NASDAQ 21,728 ▼1 % NAFTA 93.12 ▲5.66 % ARI 4,391 ▼0.38 % S&P 500 6,554 ▼0.41 % DOW 46,147 ▼0.13 % NASDAQ 21,728 ▼1 % NAFTA 93.12 ▲5.66 % ARI 4,391 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Nuland- Thaçit: Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në një takim pune nënsekretaren e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, të cilën e informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për prioritetet e tij si president i vendit. “Do të mbetem i përkushtuar në prioritetet tona të përbashkëta”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se pas marrjes së mandatit, menjëherë ka filluar të promovojë dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, Thaçi tha se skena politike tani i ka tejkaluar pamjet e shëmtuara që janë parë më herët dhe shtoi se është koha që vëmendja të kthehet tek vendimet e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

“Demarkacioni me Malin e Zi duhet të miratohet nga parlamenti sa më parë. Pa të drejtë është kthyer në një çështje politike që po dënon qytetarët e Kosovës duke u vonuar liberalizimin e vizave, por duke e vonuar edhe konsolidimin e shtetit”, u shpreh presidenti Thaçi. Në vazhdim ai tha se Kosova promovon marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke përfshirë edhe Serbinë. “Të dyja palët duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani. Është koha për një kualitet të ri në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të sjell pajtim dhe marrëdhënie fqinjësie më të mira dhe më bashkëpunuese”, shtoi presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi foli edhe për zhvillimet në fushën e sigurisë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, por edhe në përmbylljen e procesit të ndërtimit të arkitekturës së sigurisë, përfshirë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Do të shterojmë të gjitha mundësitë për dialog me të gjitha komunitetet, përfshirë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Por, Kosova nuk mund të pranojë që Beogradi të ketë ‘veto’ në procesin e formimit të armatës së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Nga ana tjetër, nënsekretarja e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, u shpreh e kënaqur me vizitën dhe përcolli përshëndetjet e presidentit Obama dhe të Administratës Amerikane për presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës. “Ishim bashkë me presidentin Obama në Varshavë dhe presidenti ju dërgon përshëndetjet e tij, sikur edhe zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili mirëpret përparimin në hapat e rëndësishëm që duhet të ndërmarrë Kosova në muajt në vijim”, tha Nuland në takim.

Nënsekretarja Nuland përshëndeti arritjet e Kosovës, veçanërisht në luftimin e korrupsionit, por edhe theksoi që nevojitet të bëhet edhe më shumë. “Drejtësia mbetet prioritet për SHBA-në”, theksoi Nuland. Ajo tha se vëmendja e BE-së është zhvendosur nga rajoni i Ballkanit, ndërsa SHBA-të në vjeshtë do të jenë të përqendruara në zgjedhjet presidenciale, prandaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që vetë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, por edhe të marrëdhënieve të tyre. “Është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive”, përfundoi Nuland.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.