Numëruesi i tretë, LSI merr tavolinat me numër çift, PDIU ato tek
Komisioni Qendror hodhi sot shortin për numëruesin e tretë për zgjedhjet e 25 qershorit, që u nda mes LSI dhe PDIU.
Në bazë të shortit, LSI merr anëtarin e tretë në tavolinat me numër çift në të gjitha ZAZ-të, ndërsa PDIU do të propozojë anëtarin e tretë në tavolinat me numër tek.
PS, PD dhe PR do të kenë nga një numërues në zgjedhje.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi nga KQZ të niset një shkresë zyrtare për 90 ZAZ-të ku tu shpjegohet procedura.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.