🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,428 ▼0.76%
DOW 45,631 ▼0.72%
NASDAQ 21,148 ▼1.21%
NAFTA 97.96 ▲3.68%
ARI 4,503 ▲2.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,230 ▼ -4.6% ETH $1,992 ▼ -3.97% XRP $1.3329 ▼ -2.52% SOL $83.2000 ▼ -4.87%
S&P 500 6,428 ▼0.76 % DOW 45,631 ▼0.72 % NASDAQ 21,148 ▼1.21 % NAFTA 97.96 ▲3.68 % ARI 4,503 ▲2.14 % S&P 500 6,428 ▼0.76 % DOW 45,631 ▼0.72 % NASDAQ 21,148 ▼1.21 % NAFTA 97.96 ▲3.68 % ARI 4,503 ▲2.14 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Obama: Putini duhet të ndryshojë mbi Ukrainën ose Rusia do të mbetet e izoluar

ee868-350x196Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi sot në Brisbane se nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, vazhdon të ushqejë konfliktin në lindje të Ukrainës, vendi i tij do të mbetet i izoluar.

“Nëse ai vazhdon të shkelë të drejtën ndërkombëtare, të shkelë një marrëveshje në të cilën ai është angazhuar vetëm disa javë më par, izolimi me të cilin Rusia po përballet aktualisht do të vazhdojë”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në përfundim të G20-s.

Barack Obama i referohej marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në shtator në Minsk mes Ukrainës dhe separatistëve prorusë që kontrollojnë zona në lindje të kësaj ish-republike sovjetike.

Pak para fillimit të konfliktit në këto rajone në duart e rebelëve të mbështetur ushtarakisht nga Rusia, sipas Perëndimorëve, Moska kishte aneksuar në mars gadishullin ukrainas të Krimesë, që Kievi shpreson ta rimarrë.

Nën aludimin e dukshëm mbi konfliktin ukrainas, Obama deklaroi se “komuniteti ndërkombëtar duhet të tregohet shumë i vendosur mbi nevojën e respektimit të parimeve themelore”.

“Një nga këto parime është se nuk mund të pushtojmë një vend tjetër apo të financojmë disa të dërguar dhe t’i mbështesim në një mënyrë që shpërbëjnë një vend që ka zhvilluar zgjedhje demokratike”, vazhdoi Obama.

Nga ana tjetër Rusia mohon fuqishëm të jetë e pranishme ushtarakisht në Ukrainë, ndërkohë që autoritetet properëndimore në Kiev pohojnë vazhdimisht të kundërtën

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.