🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,436 ▲1.45%
DOW 45,730 ▲1.14%
NASDAQ 21,195 ▲1.92%
NAFTA 104.59 ▲1.66%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,028 ▼ -1.17% ETH $2,062 ▼ -0.62% XRP $1.3220 ▼ -1.96% SOL $81.1300 ▼ -4.16%
S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

Obama: Republikanët, si iranianët e linjës së ashpër

Presidenti amerikan, Barack Obama paralelizoi republikanët me iranianët e linjës së ashpër, të cilët kundërshtojnë çdo formë marrëveshjeje me komunitetin ndërkombëtar për programin bërthamor.

“Faktikisht kjo është e vërtetë. E vërteta është se brenda Iranit, ata që e kundërshtojnë marrëveshjen janë Garda Revolucionare, Forcat Quds dhe përkrahës të tjerë të linjës së fortë, që kundërshtojnë çdo formë bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar”, tha Obama.

Në një intervistë dhe për CNN, që do të transmetohet e plotë ditën e dielë, presidenti amerikan la të kuptohej se ashtu si iranianët e linjës së ashpër, edhe republikanët në SHBA kundërshtojnë marrëveshjen pa asnjë bazë të qenësishme.

Por republikanët ndajnë një tjetër qëndrim. Kreu i tyre në Senat, Mitch McConnel tha se marrëveshja do të diskutohet muajin e ardhshëm, ndërsa kritikoi presidentin Obama për pretendimin se marrëveshja ishte e vetmja zgjidhje për të shmangur përplasjen ushtarake me iranin.

“Ky është një argument absurd dhe i vetmi që kanë dhënë që prej fillimit; ose negociata me Iranin ose luftë, që nuk ka qenë asnjëherë një alternativë”, tha McConnell.

Por, Obama thotë se vendosmëria e republikanëve në kundërshtimin e marrëveshjes, pa e lexuar atë, i vendos ata në të njëjtat llogore me iranianët ultrakonservatorë.

“Arsyeja se përse republikanët kundërshtojnë marrëveshjen ende pa e lexuar atë, reflekton një zotim ideologjik për të mos arritur një marrëveshje. Kjo është e përbashkëta e tyre me iranianët e linjës së ashpër që janë shumë më të kënaqur me status quo-në aktuale”, tha Obama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.