🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.42 ▲3.19%
ARI 4,752 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,973 ▼ -1.13% ETH $2,181 ▼ -3.16% XRP $1.3306 ▼ -3.71% SOL $82.2500 ▼ -2.66%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.42 ▲3.19 % ARI 4,752 ▼0.53 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.42 ▲3.19 % ARI 4,752 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Obama: SHBA partner i fuqishëm i Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i dërgoi një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të përvjetorit të tetë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa u lëkundur popullin e Kosovës për krijimin e një demokracie vibrante dhe shumetnike. E ardhmja e Kosovës sovrane është shtet partner i integruar plotësisht në skenën ndërkombëtare. Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm drejt këtij qëllimi të përbashkët, në veçanti me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e Obamës.

Presidenti amerikan shprehet se “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për përparimin që po bën në arritjen e marrëveshjeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova gjithashtu ka demonstruar përkushtim për sundim të ligjit duke i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për të adresuar pretendimet për krime lufte. Këto hapa po avancojnë sovranitetin e Kosovës dhe po e inkurajojnë një Ballkan më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”.

“Në vitet e ardhshme na presin shtigje të reja të bashkëpunimit në marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë edhe përmes programit Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fuqishëm i atyre që duan në Kosovë një të ardhme paqësore, demokratike dhe prosperuese për vendin e tyre”, përfundon urimin Presidenti amerikan Obama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.